Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se për herë të parë, zjarrfikësve u është siguruar shujta ushqimore.
Ai sot ka drekuar me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit në drekën e përgatitur nga Kuzhina Qendrore.
“Kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrfikësve”, ka shkruar Rama.
“Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka brenda mundësive për të ofruar kushtet sa më të mira të punës për zjarrfikësit tanë”, ka shkruar ai.