Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot do të nënshkruhet marrëveshja e grantit me USAID-in në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës.
“Më 21.08.2024, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media. /Telegrafi/