Machine Gun Kelly ka zbuluar se ai mori vendimin për të ndaluar përdorimin e drogës për shkak të vajzës së tij, Cassie, shkruajnë
mediat e huaja. Muzikanti 34-vjeçar ka një vajzë 15 vjeçe, me ish-partneren Emma Cannon.
Reperi, në një intervistë për podcastin “Million Dollaz Worth of Game”, tregoi se Cassie ishte rreth 11 ose 12 vjeç kur i tha se e dinte se po përdorte drogë.
Më tha: babi unë e di kur ti nuk ndihesh mirë. Ma theu zemrën. Ishte zhgënjimi i fundit për mua”, tregon ai.
Muzikanti, i cili njihet me emrin artistik MGK, tha se sapo Cassie i foli se e kishte vënë re që babai i saj përdorte drogë iu desh kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme në jetën e tij për t’u përshtatur me një stil jetese të shëndetshme.
Për këtë bisedë me vajzën e tij, Kelly komentoi: “Ky ishte hapi i parë për mua. Si baba dhe si burrë, për të qenë babai që doja të ishte babai im, duhej ta thyeja këtë mallkim familjar për fëmijën tim”.