Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bashkatdhetarët këtë vit dërguan më pak para

Vendi  |  20.08.2024 Ora 8:00   

Remitencat gjatë këtij viti kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga bashkatdhetarët kapin vlerën rreth 120 milionë euro, krahasuar me 124 milionë sa ishin gjatë 2023-s.

 

Përfaqësues të bizneseve shprehen të shqetësuar se sivjet pati më pak bashkatdhetarë, derisa thonë se ata janë infuzion për ekonominë e vendit.

Pushimet edhe sivjet i kaluan në Kosovë, megjithëse mërgimtarët kësaj here sollën më pak para.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se vlera e remitencave gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ishte 119.71 milionë euro, krahasuar me 124 milionë euro sa kishte qenë në periudhën e njëjtë të 2023-s.

Shpresat për ringjallje financiare bizneset edhe këtë vit i patën te mërgimtarët, për çka shprehen të shqetësuar se sivjet ardhja e tyre u vonua.

Mirëpo nga Oda Ekonomike e Kosovës presin që gjendja të stabilizohet gjatë dy muajve të ardhshëm.

Më së shumti dërgesa të parave në Kosovë ka pasur nga Gjermania, Zvicra, Italia e Austria.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing