Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot hapet Seminari me rreth 300 pjesëmarrës

Vendi  |  19.08.2024 Ora 11:44   
Organizatorët kanë paralajmëruar se edicioni i sivjetmë, i 42-ti me radhë, do të jetë prej më të pasurve që është mbajtur ndonjëherë. Sivjet pret rreth 300 pjesëmarrës.

Për gjatë këtij seminari janë paraparë të mbahen ligjërata, tryeza, kurse të gjuhës dhe prezantime të kumtesave.

Organizatorët kanë bërë të ditur se sivjet të ftuar janë disa prej figurave më eminente të albanologjisë e gjuhës në botë, si gjuhëtari Brian Joseph, akademiku Ranko Matasoviq, profesori Jose Manuel Floristan Imizcoz, ligjëruesi Phil Hubbard, që kthehet në ngjarje pas 47 vjetësh, albanologu Rexhep Ismajli e historiani Oliver Jens Schmitt.

Edhe ky edicion i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare drejtohet nga profesori Bardh Rugova, anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing