Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arkeologët peruan zbulojnë varrin e lashtë 3800-vjeçar

Të Tjera  |  16.08.2024 Ora 18:19   
Një grup arkeologësh dhe studentësh të arkeologjisë ne Peru zbuluan një vend varrimi që vlerësohet te jete 3800-vjeçar, që i përket Periudha Formuese arkeologjike.

Zbulimi arkeologjik është gjetur ne Queneto. Dy fëmijë, një adoleshent dhe një i rritur ta varrosur duke perdorur guaska, llaç dhe qeramikë, të gjithë të mbështetur anash dhe me fytyrë nga malet.

Arkeologu drejtues i germimeve Feren Castillo tha se drejtimi në të cilin ata janë varrosur sugjeron rëndësinë e mundshme të maleve.

Gjetja arkeologjike u prezantua në mediat lokale në zonën arkeologjike të Quenetos, shumë afër qytetit verior të Trujillo në departamentin e La Libertad në Peru, nga arkeologu Feren Castillo, nga Universiteti Kombëtar i Trujillo.

Castillo u kërkoi autoriteteve të mbrojnë vendin. Lugina Viru, ku ndodhet Queneto, është e njohur në Peru për pasurinë e provave arkeologjike që mund të hedhin dritë mbi qytetërimet e hershme që banonin në rajon.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing