Chris Martin dhe Dakota Johnson i kanë fund marrëdhënies 7-vjeçare. Sipas
Page Six, ylli i “Coldplay”, 47 vjeç dhe aktorja, 34 vjeç kanë pranuar se marrëdhënia ka mbaruar, dhe është më mirë të vazhdojnë të ndarë.
Nuk ka ende një reagim nga ana e tyre për të konfirmuar lajmet që po qarkullojnë kudo, ndërsa theksojmë se ylli i “Fifty Shades of Grey”, nuk e ka shoqëruar Martin gjatë turit evropian të grupit “Music of the Spheres”.
Ajo u fotografua në Malibu, Kaliforni, në fillim të këtij muaji pa unazën e saj të fejesës.