Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në shtator do të hapet konkursi për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK

Vendi  |  16.08.2024 Ora 11:23   
 Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në shtator do të hapet një konkurs i ri për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj në FSK. 

Maqedonci ka thënë se ushtarët e rinj do të nisin trajnimin bazik në nëntor. 

Maqedonci ka thënë se Ushtria është prioritet e këtij pushteti dhe se gjatë këtij mandati deri më tash janë rekrutuar 1931 ushtarë dhe kadetë të rinj, e në proces rekrutimi janë edhe 40 kadetë të tjerë. 

“Sepse ushtria njëmend është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, brenda këtij mandati deri më tani rekrutuam 1931 ushtarë dhe kadetë të rinj, ndërsa në proces rekrutimi janë dhe dyzet kadetë të tjerë. Por nuk do të ndalemi me kaq, në muajin shtator do të hapet konkursi për rekrutimin dhe të treqind ushtarëve të cilët do të fillojnë trajnimin bazik në nëntor.

Premtuam ngritje të kapaciteteve mbrojtëse dhe në këtë drejtim krahas pothuajse dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve investuam që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit. Përveçse

përmbushëm, tejkaluam numrin e rekrutimeve dhe aktiviteteve zhvillimore të parapara në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Jemi përpara në implementimin e planit e me vizion më të qartë se kurrë për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës si pjesë e aleancës së madhe të NATO-s, dhe garantues të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. FSK, KRENARIA JONË!” – ka shkruar Maqedonci në Facebook. 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing