Stafi në një kafene të vogël në Cornwall u surprizua nga vizita e papritur e yllit të pop-it Dua Lipa.
Këngëtarja me origjinë shqiptare këtë herë mori me vete edhe shoqen e saj të ngushtë dhe duket se kafeneja e Jordan’s është një nga te preferuarat e saj.
“Nuk është çdo ditë një superstar global që vjen në kafene. Ne të gjithë ishim paksa të shokuar për këtë.”
Këngëtarja postoi një video të shkurtër në Instagram përballë malit të St Michael’s me një filxhan kafe nga dyqani i zotit Jordan. Pronari i lokalit tha se stafi fillimisht nuk po e besonte se ishte këngëtarja, shkruan
BBC.
“Ishte pak e rastësishme,” tha ai.
“Ajo ishte një ditë para se të pinte një kafe dhe vajza ime tha se dukej si Dua Lipa, por u habitëm se pse Dua Lipa do të ishte në Cornwall duke blerë një kafe në kafenenë tonë? Kur hyri e njohu nga tatuazhet e saj pas një kërkimi në Google”, u shpreh ai.