Kate Middleton dhe Princi William janë një nga çiftet më të famshëm në botë, me këtë të fundit trashëgimtar i fronit. Ata janë yjet e familjes mbretërore britanike por gjithashtu edhe prindërit e tre fëmijëve.
Ndërsa Princi dhe Princesha e Uellsit kanë staf në shtëpinë e tyre në Windsor për të ndihmuar me Princin George, 11 vjeç, Princeshën Charlotte, 9 vjeç dhe Princin Louis, 6 vjeç, ata janë gjithashtu prindër shumë praktik, të etur për t’u dhënë fëmijëve të tyre një jetë të thjeshtë dhe të lumtur jashtë kornizave të Monarkisë.
Kjo do të thotë që, ndërkohë që fëmijët sillen shumë mirë kur janë në publik, ata duhet të disiplinohen nga William dhe Kate kur fillojnë të sillen keq. Sipas raporteve të fundit, Kate ka një ‘kod sekret’ shumë të thjeshtë që përdor për tre fëmijët e saj kur ata fillojnë të sillen keq në publik, shkruajnë
mediat e huaja.
‘Kodi sekret’ është fraza:
“Le të bëjmë një pushim”.
Kur Princi Louis u soll keq në Jubileun Platinum të Mbretëreshës së ndjerë për shembull, duke i nxjerrë gjuhën jashtë Kate, reagimi i kësaj të fundit u vlerësua nga një ekip komentuesish dhe ekspertësh.
“
Ajo me sa duket përdori një kod sekret për të qetësuar fëmijët, siç bën në raste ajo thjesht thotë ‘le të bëjmë një pushim”. Por siç shpjegoi një ish-punonjës, fëmijët e dinë se këto pak fjalë kanë shumë më tepër peshë sesa mund ta imagjinojmë.