Në një intervistë për versionin britanik të revistës prestigjioze, “Vogue”, ylli televiziv Kylie Jenner, ka folur rreth depresionit të gjatë që ka përjetuar pas lindjes së dy fëmijëve.
Ylli i “The Kardashians”, ka folur në detaje rreth të qenit e keqkuptuar dhe fokusimin tek industria e modës, pasi ia dedikoi familjes vitet e saj të 20-ta.
“Më dukej sikur bëja vetëm punë nënash në të 20-tat e mija pasi linda djalin, prandaj vendosa të fokusohesha më shumë tek industria e modës duke shkuar në javët e modës për të parë koleksionet e reja dhe kjo gjë më argëtonte shumë. Pastaj fillova të mendoj ta bëj më shpesh këtë. Sa herë që shkoj në Paris gjërat thjesht ndodhin, është një botë komplet e re”, ka thënë Kylie.
Ajo ka shtuar se ndihet e keqkuptuar nga masa.
“Ndoshta do të isha një tjetër person (po të mos ishte publik)”, ka thënë ajo, e cila u bë e famshme pasi u shfaq në reality shown “Keeping Up With The Kardashians”, bashkë me motrat, i cili u shfaq si premierë në vitin 2007.
“Vazhdimisht duhet t’ua kujtoj shoqeve të mija, të cilat nuk kanë fëmijë, se kam fëmijë dhe nuk mund të bëj shumë gjëra në mënyrë spontane”, ka thënë Kylie, e cila ka shtuar se i është dashur ta lërë mënjanë lirinë në moshë shumë të re.
Ylli ka thënë gjithashtu se askush nuk e kupton se sa vetjakë janë njerëzit deri sa të bëhen vetë prindër e nuk kanë më mundësi të jenë të tillë.
Kylie, e cila ishte shtatzënë në moshën 19-vjeçare, ka thënë se tash në moshën 27-vjeçare ka filluar të ndihet vetja prapë. Ajo ka thënë se gjatë shtatzënisë vishte vetëm rroga të lirshme, ndërkohë që pas lindjes përjetoi depresion të gjatë.
“Tani jam në peshën që kam qenë para se të bëhesha nënë. Është shkruar shumë se kam përdorur ‘ozempic’ dhe mendoj me vete ‘a po harrojnë njerëzit se kam pasur dy fëmijë dhe kam shtuar 27 kilogramë nga të dy shtatzënitë?”, ka thënë ajo.
Prindërit e saj janë ylli televiziv, Kris Jenner dhe ish-medalisti olimpik, Bruce Jenner, i cili tani ka ndërruar gjininë dhe është Caitlyn Jenner.
Kylie, anëtarja më e re e familjes së përzier “Kardashian-Jenner”, është bërë pjesë e titujve kryesor të mediave duke u krahasuar me figurën e motrës së saj nga nëna, Kim, pasi fokusohej që të ketë siluetë elegante dhe rroba të bukura nga marka të njohura.
Ajo krijoi një brend të sajin, i cili ofron veshje me kosto më të pranueshme, “Khy”.
Pasi ishte e para anëtare e familjes së saj që shfaqet në versionin britanik në prestigjiozes, “Vogue”, ajo u ftua për ceremoninë e çajit tradicional britanik dhe ka bërë një video ku shihet duke provuar ushqimet shoqëruese të çajit.