Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë kundërshtojnë kuotat në import

Vendi  |  13.08.2024 Ora 7:57   

Ministria e Industrisë ka nxjerrë udhëzim administrativ për kuotat në import. Ky udhëzim nuk është mirëpritur nga përfaqësues të bizneseve e njohës të ekonomisë. Sipas tyre, përmes këtij udhëzimi do të vendosen kontrolle të rrepta mbi sasinë dhe llojin e produkteve që do të importohen në Kosovë.

 

Safet Gërxhaliu thotë se kësisoj do të ketë favorizime të disa bizneseve, disa të tjera do të dëmtohen, si dhe do të rriten çmimet e shumë produkteve.

Pa dialog me bizneset, Ministria e Industrisë në heshtje, më 7 gusht, ka nxjerrë udhëzim administrativ për kuotat në import.

Përmes këtij udhëzimi, njohës të ekonomisë thonë se do të vendosen kontrolle të rrepta mbi sasinë dhe llojin e produkteve që do të importohen në vend.

Andaj, me hyrjen në fuqi të tij, po ngrihen edhe dyshime se do të ketë favorizime të disa kompanive në import, e dëmtim të disa të tjerave.

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë se me këtë vendim po goditen bizneset, por edhe konsumatorët.

Kjo pasi sipas tij, pritet një valë e re e ngritjes së çmimeve.

Ndonëse kërkon që të bëhet një analizë rreth udhëzimit, njohësi i ekonomisë, Ismet Mulaj deklaron se vendosja e kuotave ka edhe disa avantazhe.

Por, si do të përcaktohen kuotat në import?

Neni 4 i udhëzimit thotë se kur kuotat tarifore vendosen në mënyrë të njëanshme, vlera ose sasia e mallrave që mund të importohen caktohen nga marrëveshja me vendin përkatës, ndërsa nëse kuota vendoset në mënyrë të njëanshme, për vlerën dhe sasinë e mallrave vendos Qeveria e Kosovës./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing