Shakira është parë duke darkuar me një burrë të panjohur në Miami.
Ndonëse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk i intereson një lidhje dashurie, duket se pikërisht ky mashkull ia ka ndryshuar mendjen.
Fotot nga
PageSix tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën me një burrë në ‘Standard Spa’.
Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera, por flokët e tij të thinjura dëshmojnë se ai nuk është dhe aq i ri në moshë. Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.
Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të takohet me ndonjë mashkull, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj, Gerard Pique.
“Unë nuk mendoj për këtë ,” i tha ajo ‘Rolling Stone’. “
Çfarë hapësire kam për një burrë tani në jetën time? ”
Epo mesa duket ky burrë misterioz ia ka ndryshuar mendjen!