Reperi Travis Scott është arrestuar në Paris pasi u përfshi në një konflikt me një roje sigurie.
‘
BBC‘ raporton se ylli 33-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një roje sigurie që tentoi të ndalonte dy burrat në hotelin me pesë yje ‘George V’. Prokurorët francezë i thanë mediave se kanë hapur një hetim penal për “dhunë të paspecifikuar” kundër rojes.
Scott, emri i vërtetë Jacques Bermon Webster, u fotografua në ndeshjen olimpike të basketbollit të Team USA kundër Serbisë. Ai u fotografua pranë biznesmenit amerikan Michael Rubin dhe shokut të tij reper Quavo, ish-pjesëtar i grupit hip-hop Migos.
Në fillim të këtij viti, Scott u arrestua në Miami në lidhje me një debat në një jaht privat. Faqja e lajmeve e showbiz-it, TMZ, raportoi se prokurorët kanë hequr dorë nga akuza kundër tij, por ai ende përballet me akuzën për shkelje të ligjit.
Kujtojmë se Scott është 10 herë i nominuar për çmimin Grammy. Më parë ai ka qenë në një lidhje me Kylie Jenner dhe dyshja kanë dy fëmijë së bashku.
Në vitin 2021, 10 fansa vdiqën në festivalin e Scott’s Astroworld në Hjuston, Teksas. Ai nuk u përball me akuza penale për vdekjen e tyre, por mbetet i përfshirë në çështje civile që pretendojnë se organizatorët ishin fajtorë.
Vitin e kaluar ai shënoi albumin e tij të parë numër një në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Utopia’.