Reperi amerikan Nelly është akuzuar për posedim të drogave të paligjshme gjatë një kontrolli që i është bërë nga një oficer policie.
Nelly u arrestua herët në mëngjesin e së mërkurës për disa vepra; posedim të katër pilulave ekstazi, mungesën e siguracionit të makinës dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.
Fituesi i trefishtë i çmimit Grammy, 49- vjeçari, Nelly dhe i hiteve “Dilemma”, “Just a Dream” etj, u gjet me katër pilula ekstazi,
sipas Sky News.
Sakaq mediat e huaja shkruajnë se ata kanë kërkuar shpjegime dhe detaje nga policia dhe përfaqësues të reperit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk dihet se ku ndodhet aktualisht Nelly.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari të arrestohet. Kujtojmë që në prill të vitit 2015, Nelly është kapur me drogë dhe armë.