Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Meghan Markle paditet sërish nga motra e saj

Të Tjera  |  07.08.2024 Ora 16:59   
Gjysmë motra e Meghan Markle, Samantha,po nis një luftë të re ligjore për të paditur dukeshën për shpifje duke pretenduar se ajo e portretizoi atë si ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese të famës’ duke e lënë të paaftë për të punuar.

59-vjeçarja po apelon kundër një vendimi të gjykatës që refuzon pretendimin e saj se Meghan e bëri atë të ishte një ‘gënjeshtare, raciste, kërkuese e famës’. Sipas dokumenteve të gjykatës, Samantha pretendon se motra e saj dukeshë e ka shkatërruar imazhin e saj publikisht dhe në shkallë globale.

“Ajo ia ka dalë që Samantha të mos mund të punojë, madje as të shijojë aktivitetet më të zakonshme, si të shkojë në dyqane ushqimore pa u ngacmuar”; shkruhet në dokumentin që avokati i Samantës ka çuar në gjykatë.

Çështja sillet rreth komenteve të bëra gjatë intervistës së Princit Harry dhe Meghan në 2021 me Oprah Winfrey. Gjatë intervistës Meghan tha se Samantha e ndryshoi emrin e saj në Markle vetëm pasi Meghan nisi romancën me Harry-n.

Duke iu kthyer deklaratës së Meghan se Samantha ndryshoi emrin e saj nga Rasmussen (mbiemri i martesës), përsëri në Markle pasi Dukesha filloi të takohej me Harry-n, kjo është e vërtetë dhe se sipas gjykatës pretendimet e Samanthës për prishje imazhi janë të pabaza.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing