Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brestovci akuzon kompaninë “Pastrimi” për keqmenaxhim

Vendi  |  05.08.2024 Ora 9:54   
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, është deklaruar rreth problemit të deponisë ilegale të mbeturinave në lagjen Kalabria të Prishtinës dhe problemin e kompanisë “Pastrimi” me borxhe ndaj deponisë së mbeturinave në Mirash.
Për këtë të fundit, Brestovci ka thënë se kanë ndarë edhe 200 mijë euro me vendim të Kuvendit Komunal. Ndonëse “Pastrimi” është mbështetur edhe dy herë tjera me nga 100 mijë euro, Brestovci ka thënë se nuk kanë arritur që ta ulin stokun e borxhit ndaj deponisë në Mirash.

Duke folur për deponinë ilegale në Kalabri, Brestovci ka thënë se është ilegale dhe si e tillë kanë kërkuar që të mbyllet. Ajo hapësirë është e paraparë të shfrytëzohet nga trafiku urban, i cili planifikon t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj.

“Kjo është deponi që e ka krijuar kompania e pastrimit, ndërmarrja e pastrimit ka qenë e kontraktuar dhe vazhdon të jetë e kontraktuar akoma nga komuna e Prishtinës, kryesisht nga drejtoresha e shërbimeve publike. Përveç për mbetjet e amvisërisë, në pjesën më të madhe të kryeqytetit, ata bëjnë edhe grumbullimin e mbetjeve ndërtimore dhe mbetjeve të vëllimshme për mobilieritë e ndryshme të përmasave të mëdha, mbeturina këto të cilat në këtë format nuk kanë mundësi drejtpërsëdrejti të dërgohen në deponi në Mirash, kështu që preferohet që ndërmarrja e cila e kryen këtë shërbim ta ketë një pikë transferi. Pasi grumbullohen mbeturinat nga shteti, dërgohen në atë pikë transferi që e quajmë ne, aty copëzohen dhe përgatiten pastaj për t’u hedhur në deponinë e Mirasheve. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur, ndërmarrja pastrimi e ka një hapësirë bukur të madhe në shfrytëzim e cila hapësire nuk është e tyre, por është e trafikut urban, ku për momentin kemi gjendje skajshmërisht të keqe”.

Brestovci ka thënë se ndërmarrja e pastrimit duhet domosdoshmërisht ta pastrojë këtë hapësirë, sepse e ka edhe obligim ligjor.
“Kjo është një prej deponive më të mëdha ilegale të cilat i ka kryeqyteti dhe e cila duhet që në kohë sa më të shkurtër të eliminohet si e tillë. Unë kam kërkuar edhe nga inspeksioni, sepse kemi pasur dy herë kërkesa edhe prej trafikut urban, që ajo hapësirë të lirohet sepse i duhet trafikut urban në një të ardhme të afërt për ta vënë në dispozicion të tyre sepse planifikohet edhe blerja e 30 autobusëve të rinj. Ndërmarrja e pastrimit duhet domosdoshmërisht të merret me hapësirë ta pastrojë sepse është një ndotje e madhe ambientale, është një imazh tepër i keq sepse është në kryeqytet ajo qq po ndodh, por njëkohësish e ka edhe obligim ligjor, por edhe obligim sipas kontratës dhe rregullores të cilat i parashohim. Besoj se do duhej të ndodhte në një etapë sa më të shkurtë kohore që të eliminohen. Kemi të bëjmë me keqmenaxhim sepse nuk ka logjikë të grumbullohen mbeturinat nëpër kryeqytet, por prapë të mbesin në një zonë në kryeqytet e cila nuk është e destinuar si deponi për të deponuar mbeturinat”.

Tutje, Brestovci ka thënë se Kuvendi Komunal e ka subvencionuar disa herë kompaninë “Pastrimi” për ta ndihmuar me borxhet dhe problemin e mbeturinave, por se ajo ka vazhduar njëjtë.

Madje, ai e ka cilësuar këtë ndihmë si keqpërdorim të parasë publike “për t’i vazhduar jetën një keqmenaxhimi i cili nuk po mbërrin ta sanojë gjendjen”.

“Kjo nuk është hera e parë që ne e kemi subvencionuar ndërmarrjen ‘Pastrimi’, ka qenë edhe vitin e kaluar dhe dy herë është subvencionuar me nga 100 mijë euro, pikërisht për ta tejkaluar këtë problem për të cilin kjo ndërmarrje në vazhdimësi po e krijon me deponinë. Ajo nuk po mbërrin ta likuidojë borxhin, është një borxh goxha i madh i ndërmarrjes ‘Pastrimi’ ndaj KMDK-së e cila është një kompani që menaxhon deponitë për mbeturinat në nivel qendror dhe ne kemi pasur disa negocime me ta për ta shtyrë afatin, duke shpresuar që ndërmarrja ‘Pastrimi’ pastaj të mbërrijë në një periudhë kohore të zbusë borxhin ndaj atyre. Mirëpo, siç duket nuk kanë mbërri dhe kemi ardhur në një situatë kur ne është dashur të vendosim mes pranimit të mbylljes së tyre dhe mosmundësisë për të hedhur mbeturina në deponi, gjë që do të shkaktonte një problem tepër të madh për të gjithë neve, apo ta subvencionojmë ‘Pastrimin’ me 200 mijë euro”, ka thënë Brestovci, teksa ka treguar se ka qenë kundër këtij vendimi. 

Ai ka treguar edhe arsyen që e ka kundërshtuar këtë vendim të Kuvendit Komunal.

“Kuvendi Komunal ka vendosur ta mbështesë subvencionimin e 200 mijë eurove, përkundër faktit se unë atë ditë kam dalë haptas me kritikë ndaj një menaxhmenti i cili nuk po jep rezultat as në aspektin financiar e as në aspektin e zvogëlimit të borxheve ndaj atyre që janë furnitorë të tyre sepse sipas informacioneve që kam, ka goxha shumë borxhe edhe ndaj furnitorëve me derivate dhe një ditë mund ta kemi edhe këtë problem që kamionët mos të kenë mundësi të dalin sepse nuk kanë mundësi të furnizohen me derivate. Aktuale e kemi pasur këtë çështjen e deponisë dhe për ta evituar këtë Kuvendi Komunal ka vendosur ta subvencionojë me 200 mijë euro për ta evituar problemin. Po them se në njërën anë është e dhimbshme sepse po harxhojmë paranë publike për t’i vazhduar jetën një keqmenaxhimi”, ka thënë Brestovci.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing