Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare.
Sipas këtyre të dhënave, edhe gjatë ditës së sotme pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar, tashmë kolonat janë krijuar në dalje të kësaj pike, qytetarët po presin deri 30 minuta për të dalë nga Kosova, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, në hyrje te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë nuk raportohet për kolona, dhe qytetarët brenda pesë minutash mund të hyjnë në Kosovë.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe se deri tani nuk janë krijuar kolona. Dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU./Telegrafi/