Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Numër i madh i bizneseve të reja po vazhdojnë vit pas viti të hapen në Kosovë.
Vetëm sivjet, deri më 26 korrik, sipas Administratës Tatimore të Kosovës janë hapur 7 mijë e 301 biznese, ndërsa janë mbyllur 5.
Ndërsa, nga Dhoma Tregtisë dhe Industrisë i thanë RTK-së se deri në këtë datë në Kosovë kanë qenë të regjistruara 128 mijë e 177 biznese.
Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, numri më i madh i bizneseve që po hapen merren me shërbime e tregti, ndërtimtari e tekstil.
Shahini ka treguar edhe cilat janë arsyet që po i çojnë bizneset drejt falimentimit.
“Arsyet pse mbyllen këto biznese janë nga më të ndryshmet, siç është mungesa financiare, humbja e fuqisë në treg kundrejt konkurrencës”, tha Shahini.
Biznese që u është vënë dryni sivjet hasen edhe në Prishtinë. Njeri ndër ta është mbyllur gjatë këtij viti. Më parë në të shiteshin këpucë. Ndërsa, arsyet e mbylljes nuk dihen.
Në ekzistencën e shumë bizneseve në Kosovë, rol të rëndësishëm thuhet se luajnë edhe bashkatdhetarët.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, sivjet numri më i madh i bizneseve të regjistruara i takojnë tregtisë me shumicë dhe pakicë./rtk/