Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dy nxënësit nga Kosova, Gerti Kida dhe Eris Frangu janë shpallur fitues të vendit të parë dhe të dytë, në Olimpiadën e Kodimit, të mbajtur në Holandë.
Fituesi i vendit të parë, Gerti Kida i cili është vetëm 16 vjeçar tha se testi për të ka qenë i lehtë.
E krejt kjo falë angazhimit që ka pasur që nga mosha 9 vjeçare.
Unë jam tu ushtru me këtë platformën që është e dokumentume që i ka 315 levele, kam ushtru më shumë se gati 1 vjet edhe kam qenë i përpiktë në këtë pjesë. Ka pasur shumë sene brenda testit ka pasur edhe të thjeshta amo ka qenë në përgjithësi më lehtë për shkak të angazhimit që kam pasur”, tha ai.
E si sfidë me të cilën është përballur Gerti është vetëfinancimi, pasi sipas tij nuk kanë pasur ndonjë ndihmë nga Shteti i Kosovës.
Por ndryshe nga ai, Eris Frangu ka marrë bursë nga Qendra Infinit Katari që ka qenë 50 % e shumës totale.
Pasi për Erisin ishte hera e parë që merr pjesë, për të ishte më stresuese pjesëmarrja në këto gara.
Testi ka qenë një eksperiencë interesante specifikisht ka qenë hera e parë që unë kam shku në këto gara. Kam kalu mirë. Testi ka qenë pak i vështirë dhe gjithashtu stresi e ka bërë të vetën pasi ka qenë edhe hera e parë”, u shpreh ai.
Por si e sheh ai që konkurrenti i tij më i madh është pikërisht shoku nga Kosova?
Më mirë me qenë Gerti konkurrent se dikush i ndonjë shteti tjetër dhe më ka ardh shumë mirë që e ka zënë vendin e parë, thotw Eris Frangu.
E sukseseve të tyre iu është gëzuar më së shumti koordinatori i Qendrës “Infinit”, Dardan Maraj.
Ai merr pjesë në olimpiadë për vitin e dytë radhazi.
Këtë vit në Holandë patëm një sukses edhe më të madh mirëpo edhe numri i nxënësve ishte edhe më i madh atje. Ishte një moment shumë i mirë për gjithë ne edhe si qendër Infinit por edhe si Republikë e Kosovës për shkak se është hera e parë që ne arritëm të depërtojmë në arenën ndërkombëtare dhe të korrim një sukses aq të madh”, shprehet Maraj.
Në këto gara kanë marrë pjesë rreth 600 nxënës nga 117 shtete të botës, ndërsa nga Kosova ishin 41 nxënës. /teve1/