Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Temperatura të larta në Shqipëri, në zonat bregdetare deri në 38 gradë

Vendi  |  02.08.2024 Ora 8:05   

Shqipëria edhe të premten do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në veri të territorit kryesisht në Alpe, të cilat priten të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek, raporton tch.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 gradë deri 37 gradë Celsius, në zonat e ulëta 16 gradë deri 39 gradë, ndërkaq në zonat bregdetare 19 gradë deri 38 gradë Celsius. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing