Shpesh dëgjojmë se si njerëzit e sukseshëm zgjohen para orës 6 të mëngjesit dhe kryejnë vrap, ecje apo thjesht kryejnë rutinat e tyre të mëngjesit pa pertesë.
Nese zgjoheni heret, do te kaloni me pak kohe ne gjume, por do te keni me shume kohe ne dispozicion per aktivitete te gjata dhe frytdhenese. Gjate paradites eshte periudha kur keni me se tepermi kontroll mbi veten tuaj. Me kalimin e dites, perqendrimi bie, ndersa eshte pak e besueshme qe ndermjet oreve 17:00 dhe 20:00 te ndodhe dicka me rendesi.
Shkoni heret ne shtrat! Edhe nese nuk jeni te lodhur? Kjo eshte ne rregull. Vetem mendojeni se ne mengjes do te zgjoheni te lodhur. Ajo qe duhet te beni eshte qe ta shtyni veten te flini edhe atehere kur nuk jeni te lodhur. Prandaj, zgjohuni cdo dite ne te njejten kohe dhe gjithcka do te jete ne vendin e vet.
Gjeni ritmin. Ndoshta jeni mesuar qe cdo mbremje te flini nga 8 ore. Nese e mesoni organizmin tuaj, me pak kohe do t’ju nevojitet per pushim. Provoni te flini 7 ore e gjysme, derisa te gjeni ritmin qe ju pershtatet.
Gjeni arsye. Nese nuk keni ndonje arsye te forte qe te zgjoheni heret nga shtrati, kurre nuk do t’ia arrini nje gjeje te tille. Arsye mund te jete vajtja ne palester, perfundimi i nje projekti te lene ne gjysme, kafeja e mengjesit, apo edhe gazeta.
Rrezet e diellit. Do te ishte mire qe te keni hapesire per rrezet e diellit qe te depertojne brenda. Kur eshte erresire, organizmi juaj prodhon hormonin e gjumit melatonine. Nga ana tjeter, drita nderpret kete proces dhe i dergon sinjal trurit tuaj se eshte koha te zgjoheni.
Jo gjume pas alarmit.Gjithmone do te mendoni “vetem edhe 10 minuta”. Momentin e ardhshem e keni kuptuar se gjumi ju ka kapluar dhe jeni vonuar per ne pune.
Mos flini pak: Nese fle pak disa pjese te trurit, ose me sakte neuronet, mund te hyjne “ne greve” dhe ndersa je zgjuar, mund te flene edhe per pak caste, me rrezikun qe mund te gabosh ne ate qe po bene.