Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu” premierë në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Film  |  31.07.2024 Ora 10:25   
Dokumentari “Bekim Fehmiu”, i cili paraqet copëza dhe histori nga jeta e aktorit të madh do të shfaqet në “Sarajevo Film Festival”, që këtë vit shënon edicionin e 30-të të tij.

Dokumentari për aktorin e parë të Evropës lindore, i cili preku Hollywoodin Bekim Fehmiu nën regjinë e Valmir Tertini shfaqet si premierë. Dokumentari për aktorin Bekim Fehmiu, është me skenar të Fahri Musliut, ku regjisori Valmir Tertini ka marrë dhe vlerësimin e publikut dhe kritikës me këtë projekt të tij. “Bekim Fehmiu” është një dokumentar observativ, një stil i njohur i regjisorit dhe në projekt e kaluara. Duke përdorur intervista, por pa narracion, është xhiruar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Dokumentari fillon me vetëvrasjen, pastaj lindjen, shkëlqimin dhe rolet e rëndësishëm në karrierën e tij. Fama e tij nxjerr në pah keqkuptime dhe thashetheme. “Ai përfaqësohet se si një aktor shqiptar që fitoi famë në ish-Jugosllavi dhe u pranua në Akademinë e Arteve pavarësisht se nuk dinte serbisht”, thonë mediat ndërkombëtare.

Pas premierës së madhe që kishte në Tiranë, për të vazhduar në Prizren e Prishtinë dokumentari për aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu u shfaq edhe në New York, në shkurt të këtij viti, me të ftuar personalitete të artit shqiptar dhe amerikan. Tani kanë nisur premierat në festivalet e njohura të filmit në vendet që është xhiruar.

Në Serbi në festivalin e njohur BelDocs u prezantua si premierë shumë speciale dokumentari nën regjine e regjisorit Valmir Tertini, biletat për të parë këtë projeksion filmik u shitën në nismë të festivalit, pastaj filmi u komplimentua për nga qasja e trajtimit të personazhit. E ftuar për ta prezantuar këtë dokumentar ishte e ftuar dhe Branka Petric, guraja e Bekimit.

Bekim Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, mbetet ndër figurat më të dalluara të kinematografisë shqiptare.

Në dokumentar rrëfehen shumë figura të njohura, vëllai i tij tregon rrënjët e familjes, Bekimin si fëmijë, si student e deri tek kulmi i tij prej një aktori të njohur ndërkombëtarisht. Bekim Fehmiu ishte një aktor shqiptar nga Kosova. Lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd, Serbi.

Në këtë festival që zhvillohet nga data 16-23 gusht fituesi i “Zemra e Sarajevës” kualifikohet për nominim për çmimin “Oscar”, si dhe për t’u bërë kandidat i drejtpërdrejtë për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit, i njohur edhe si “Oscar” evropian.

Por në një intervistë më parë regjisori i njohur Tertini ka bërë të ditur se në vendet që është xhiruar filmi dokumentar do kërkojë nga festivalet, që të shfaqet si premierë speciale, pra mos të jetë në konkurrim. Valmir Tertini ka lindur në Gjakovë, është regjisor filmi dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, ka qenë anëtar jurie në disa festivale ndërkombëtare të filmit. Ai është shkrimtar dhe botues i shumë kritikëve të filmit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Projektet e tij kanë qenë pjesë e qindra festivaleve në mbarë botën. Ai është kandidat për doktoraturë, pasi ka studiuar Film në Kosovë dhe ka magjistruar nga Akademia e Arteve në Tiranë.

Ai është fitues i më shumë se 30 çmimeve ndërkombëtare. Tertini është i përkushtuar për motivimin dhe trajnimin e artistëve të rinj për të ndjekur fushën e filmit. Është pedagog në Shkollën Ndërkombëtare “World Academy of Tirana”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing