Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zjarri depërton brenda një resorti në Shëngjin

Të Tjera  |  31.07.2024 Ora 10:12   
Në Shëngjin situata me zjarrin ka dalë jashtë kontrollit për momentin. Si pasojë e erërave të forta, zjarri të martën ka depërtuar brenda një restorti.

Sipas videove të “TopChannel”, zjarri shihet teksa ka djegur disa nga çadrat dhe një kafene që ndodhej pranë detit.

Autoritetet në Shqipëri po përpiqen të parandalojnë përhapjen e flakëve. Por situata mbetet kritike pasi zjarri është afruar edhe në banesa. Ka pasur evakuime.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë shkuar në Shëngjin ku po shohin nga afër situatën e zjarreve.

Gjatë fjalës së tij për media, Balla tha se zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe në ndihmë të forcave zjarrfikëse ka ardhur edhe qeveria italiane përmes dy helikopterëve.

Sipas Ballës, ministri i Mbrojtjes është në kontakt edhe me KFOR-in, për përdorimin e mjeteve të tyre ajrore për shuarjen e flakëve.

Ai shtoi gjithashtu se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe do të punohet për kapjen e autorit.

“Kanë punuar prej dje pasdite dhe sot gjithë ditën forcat zjarrfikëse, jo vetëm të qarkut Lezhë, për shuarjen e flakëve. Përmasat e këtij zjarri janë shumë të mëdha. Na kanë ardhur në ndihmë edhe qeveria italiane, pas një komunikimi që ka pasur kryeministri me homologen Meloni. Jemi në kontakt edhe me mekanizmin evropian, ku presim forca të tjera mbështetëse edhe nga ajri. Unë kam pasur komunikim edhe me ministrin slloven, sepse ata kanë kapacitetet që përmes mekanizmit të mbështesin. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR. Sipas informacioneve nga Policia këtu kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme dhe do të punojmë për gjetjen e autorit”, tha Balla.
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing