Japonia është duke udhëhequr në tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike në Paris.
Japonezët i kanë fituar 12 medalje, prej tyre gjashtë të arta. Franca është e dyta aktualisht me pesë medalje ari, tetë argjendi e tri të bronzta.
Lista bëhet bazuar në të artën. Kina është e treta momentalisht me pesë të arta, pesë të argjendta e dy të bronzta. Nga pesë të arta i kanë edhe Australia e Korea e Jugut.
Natyrisht, në listë është edhe Kosova. Falë së argjendtës së Distria Krasniqit, Kosova aktualisht është e 20-ta.