Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vjena e Austrisë, shpallet vendi më i jetueshëm në botë

Bota  |  30.07.2024 Ora 17:04   
Konsiderohet si një prej qyteteve më të bukura në botë, dhe duket se Vjena mund të jetë po ashtu një vend i pamposhtur sa i përket cilësisë së jetesës.

Për të tretin vit radhazi, kryeqyteti austriak – Vjena është shpallur si qyteti më i jetueshëm në botë nga 173 të listuara në Indeksin vjetor të Jetësueshmërisë Globale të The Economist.

Pjesa më e madhe e top 10-shit të këtij viti mbetet kryesisht e pandryshuar nga viti 2023, megjithëse ka pasur një ndryshim në fatin për një ose dy qytete të cilat ose janë ngritur më lart në renditje ose janë ulur prapa.
Një ndryshim i dukshëm është dominimi i qyteteve të Evropës Perëndimore në veçanti, duke zënë tre vendet e para dhe duke pasur katër vende në total në krye të tabelës.

Pas Austrisë, kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga është radhitur i dyti, derisa Cyrihu i Zvicrës ka lëvizur nga pozita e gjashtë në të tretën në listë.

Si vendoset renditja botërore?

Jetueshmëria është një koncept subjektiv dhe sigurisht, Indeksi Global i Jetesueshmërisë së The Economist nuk është i pagabueshëm. Megjithatë, rezultatet përcaktohen nga një grup standardesh.
Renditja e përgjithshme e secilit qytet finalizohet me mesataren e rezultateve nga 100 në pesë kategori të ndryshme: stabilitet, kulturë dhe mjedis, arsim, kujdes shëndetësor dhe infrastrukturë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing