Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis sot “Sunny Hill Festival”

Të Tjera  |  25.07.2024 Ora 16:46   

“Sunny Hill Festival” do të nisë sot dhe do të mbyllet të dielën e 28 korrikut.

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ngjarjen më të madhe kulturore verore, e cila këtë vit do të ketë edhe një lokacion të ri, në Bërnicë. Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë:

Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.

Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Berisha, Buta, Capital T, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Geek, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, PM to the Dagz, Yll Limani etj.

Bebe Rexha, ndërkohë ka mbërritur të martën në Kosovë për herë të parë.

Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje: “Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në Instagram.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing