Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Barbie nxjerr në treg kukullën e parë “të verbër”

Të Tjera  |  25.07.2024 Ora 7:52   

Kompania e lodrave Mattel ka nxjerrë në treg Barbin e parë të verbër, për ta bërë kukullën ikonike më gjithëpërfshirëse dhe për të përfaqësuar më shumë grupe të shoqërisë. Kjo Barbie mban një shkop të bardhë që përdorin të verbrit për të ecur dhe mban syze dielli në kokë. Rrobat e kukullës janë dizajnuar duke përdorur pëlhurë të prekshme, një bluzë sateni dhe një fund me pala. Për të krijuar një kukull që përshkruan me besnikëri individët me humbje të shikimit, Mattel punoi me disa organizata bamirëse, duke përfshirë Institutin Kombëtar Mbretëror të Personave të Verbër (RNIB).

“Është e mrekullueshme të mendosh se fëmijët me dëmtim të shikimit tani mund të luajnë me një Barbie që duket si ata”, tha Debbie Miller, drejtoreshë e kompanisë Mattel.

Për vite të tëra, kompania është kritikuar për kukullat e saj që përforconin standardet tradicionale të bukurisë me përmasat joreale, ndaj filloi të prodhojë një linjë më gjithëpërfshirëse të Barbie në vitin 2016 që paraqiste lloje të ndryshme trupash. Tre vjet më vonë, kompania njoftoi lëshimin e linjës së saj Barbie Fashionistas, e cila përmbante kukulla me një këmbë protetike, aparate dëgjimi dhe karrige me rrota, si dhe me sëmundjen e lëkurës vitiligo.

Krahas kukullës së parë Barbie të verbër, Mattel po nxjerr gjithashtu një kukull Barbie me ngjyrë dhe me sindromën Down për të diversifikuar më tej gamën e saj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing