Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha: Jam shumë e emocionuar"Me prindërit do të vizitoj edhe Dibrën"

Të Tjera  |  23.07.2024 Ora 16:44   
Bebe Rexha mbërriti e emocionuar mesditën e kësaj të marte në Kosovë. Artistja u prit përzemërsisht nga njerëzit e vendlindjes së saj, të cilët nuk ngurroi të ndalonte dhe t’i përshëndeste.

Madje ajo ka dhënë edhe një intervistë të shkurtër për gazetarët e Telegrafi pak pas mbërritjes, ku tregoi se po punon për të sjellë surpriza dhe performanca të paharrueshme. Bebe foli gjithashtu në gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.
Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj.

Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur në gjithë botën, është një nga artistët e ftuar specialë për të performuar në skenën e “Sunny Hill Festival” të këtij viti.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing