Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jessie J, probleme me shëndetin mendor?

Të Tjera  |  22.07.2024 Ora 17:42   
Këngëtarja Jessie J ka zbuluar se tre muaj më parë u diagnostikua me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD). Në një postim në Instagram, këngëtarja 36 vjeçare tha se këto çrregullime mendore e kishin bërë të “rivlerësonte” gjithë jetën e saj.

Në postimin e saj, ajo tha se kishte pasur momente kur ndjehej sikur nuk mund të diskutonte për kushtet e saj, mirëpo sipas saj, ky ishte momenti i duhur.

“Ja ku po flas për këtë” deklaroi ajo në mënyrë karakteristike.

Këngëtarja me famë botërore e cila lindi djalin e saj, Sky Safir Cornish Colman, vitin e kaluar, tha se vogëlushi i kishte “ekspozuar” vështirësitë  “shumë më shumë”.

“E dija deri diku, por të pasurit një fëmijë e ekspozoi shumë më tepër, gjë që ishte ngushëlluese në një farë mënyre, pasi e bënte të ndihej më pak e frikshme”, tha ajo

ADHD është një gjendje që ndikon në sjelljen e njerëzve. Kjo mund t’i bëjë të sëmurët të duken të shqetësuar, ata mund të kenë probleme të përqendrohen dhe mund të veprojnë me impuls.

OCD është një gjendje e shëndetit mendor ku një person ka mendime obsesive dhe sjellje kompulsive.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing