Një gjykatë në Milano ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortez t’i paguajë kryeministres italiane Giorgio Meloni një dëmshpërblim prej 5 mijë eurosh, për shkak se e ka tallur për gjatësinë në rrjetet sociale.
Siç raporton Reuters, gazetarja u gjobit edhe me 1200 euro në tetor 2021 për tallje me gjatësinë e kryeministres, si dhe publikoi një foto të Melonit dhe Benito Mussolini.
Lartësia e Melonit specifikohet midis 1.58 m dhe 1.63 m në faqe të ndryshme mediatike.
Avokati i kryeministres tha se paratë e kompensimit do të dhurohen për bamirësi.