Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka mbuluar ballinën e revistës prestigjioze, "Marie Claire", në versionin spanjoll.
Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e revistës, përmes një postimi të përbashkët me yllin, në rrjetin social Instagram.
Postimi i revistës fillon me fjalët ku Ora tregon se gjithë jetën ka dashur të bëhet këngëtare.
“U bëra e obsesionuar me modën, muzikën dhe çdo lloj argëtimi. Gjëja e vetme që doja të bëja ishte të argëtoja”, ka thënë këngëtarja.
Në këtë intervistë ekskluzive të revistës, të numrit të muajit gusht, Ora flet për karrierën dhe rëndësinë e shëndetit mendor.
“Faleminderit 'Marie Claire Espana' që më vendosët mua në ballinën më të fundit. Shikoni fotografitë për të parë lëvizjet e mia të stilit flamenco”, ka shkruar në një tjetër postim Ora.
Ende nuk dihet data e publikimit të intervistës së plotë.