Gjatë prezantimit të tij ikonik, ylli francez nuk la pa përmendur dhe idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, i cili u prezantua në këtë stadium plot 15 vite më parë.
Mbappe gjithashtu zgjodhi të “kopjonte” portugezin, i cili përdori të njëjtën frazë që Ronaldo tha në prezantimin e tij: “Një, dy, tre… Hala Madrid!”.
“E bëra për Cristianon, idhullin tim që fëmijë. Tani jam me fat që është shoku im, më jep shumë këshilla, jemi gjithmonë në kontakt dhe është një privilegj. Dua t’i jap një përqafim shumë të fortë. Ai është pjesë e historisë së Real Madridit”, shtoi Mbappe.