Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Artisti italian krijon Kullën Eifel në një fushë ferme

Të Tjera  |  12.07.2024 Ora 16:55   
Një artist italian ka vizatuar një kullë “Eiffel” më të madhe në një fushë pranë Veronës me rastin e Lojërave Oplimpike të Parisit të cilat që pritet të zhvillohen më 26 korrik deri më 11 gusht.

Artisti italian i tokës Dario Gambarin krijoi veprën e tij të fundit në një fushë të korrur në fshatin Verona, duke përdorur një traktor dhe parmendë, duke mbuluar një ngastër prej 2 hektarësh në tërësi.

Poshtë kullës Eiffel janë vizatuar edhe 5 rrathët, simboli ikonë i Lojërave Olimpike, një event sportiv që bashkon popujt në mbarë botën.
Fjalët “Paris” mund të shihen të gërmuara poshtë unazave. Gambarin vendosi vitin “2024” ngjitur me kullën në të majtë të saj dhe atë që dukej të ishte fjalët “AD” në të djathtë të saj.

Vlen të theksohet se kjo nuk është vepra e parë e këtij lloji e artistit italian pasi ai në të kaluarën ka krijuar portrete të ish-presidentëve amerikanë Barack Obama dhe Donald Trump, por edhe të Papa Françeskut.

Lojërat Olimpike do të mbahen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing