Pas debutimit me vlerë prej 230 milionë dollarësh të "Despicable Me 4" gjatë festës së 4 korrikut, Universal dhe Illumination kanë njoftuar "Minions 3", i cili do të dalë në kinema më 30 qershor 2027.
Ky këst i radhës në ekskluzivitetin e animuar të suksesshëm do të shkruhet nga Brian Lynch dhe do të drejtohet nga Pierre Coffin, i cili gjithashtu bën zërin e Minions.
Chris Meledandri dhe Bill Ryan do të prodhojnë filmin. Seriali "Despicable Me" dhe "Minions", që nga lansimi në vitin 2010, është bërë ekskluziviteti i animuar me fitimin më të lartë në nivel global, me rreth 5 miliardë dollarë fitime totale. Filmi i mëparshëm, "Minions: The Rise of Gru" dhe "Despicable Me 4" të dy patën suksese të rëndësishme në arkë.