Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha duket mahnitëse ndërsa mban fjalim si e ftuar speciale në Shkollën e Modës në Londër

Muzikë  |  11.07.2024 Ora 9:30   
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur së fundmi një fjalim emocionues në Shkollën e Modës CONDE NAST në Londër. E ftuar speciale nga revista prestigjioze “Vogue”, Rexha ndau me studentët e shumtë rrugëtimin e saj drejt suksesit.

Interpretuesja e hitit “Meant To Be” ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj në këtë event të veçantë, ku dukej mjaft elegante e veshur me një sako të hirtë. Në postimin e saj, ajo shprehu mirënjohjen dhe emocionet që përjetoi gjatë takimit me studentët.

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke folur me studentët frymëzues në Shkollën e Modës CONDE NAST në Londër dje. Ne e mbajtëm të sinqertë dhe të ashpër. Faleminderit të gjithë studentëve që dolën. Shumë ikona të modës në përgatitje. Faleminderit që më ftuat Conde Nast College London Vogue”, shkroi 34-vjeçarja në Instagram.

Fjalimi i Bebe Rexhës ishte një burim i madh frymëzimi për studentët, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër përvojat dhe këshillat e saj.

Ajo diskutoi për sfidat dhe arritjet e saj, duke inkurajuar të rinjtë që të ndjekin pasionet e tyre dhe të mos dorëzohen përballë vështirësive.

Kjo paraqitje e Bebe Rexhës është një tjetër dëshmi e angazhimit të saj për të ndarë eksperiencat dhe për të ndihmuar brezin e ri të profesionistëve të modës dhe muzikës.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing