Kate Middleton ka thyer traditën mbretërore duke marrë në duart e saj fotografitë private të familjes, është zbuluar në një dokumentar të ri që ndjek detaje nga jeta e familjes mbretërore.
Dokumentari është realizuar nga Afua Hagan për Channel 5. Kate mori përsipër fotografimin familjar dhe ia bëri më të lehtë.
Me kalimin e viteve ajo ka realizuar fotografi të shumta interesante të Uilliamit me fëmijët, përveç asaj të postuar për festën e nënës, e cila dukshëm ishte bërë me ‘photoshop’.
Filmi flet për mënyrën sesi Princesha Kate ka kërkuar prej kohësh një mënyrë për të ndihmuar bashkëshortin e saj William të përballet me presionin mediatik që ka mbytur familjen mbretërore për një kohë të gjatë. Ishte shumë e vështirë për të që të jetonte
larg syrit të publikut, sipas mediave të huaja.
Teksa tregoi se është e mirë në fotografi, mori përsipër të regjistrojë të gjitha momentet e rëndësishme familjare, që është një precedent në familjen mbretërore.