Victoria dhe David Beckham kanë festuar 25 vjetorin e martesës dhe kete e bene, me nje gjest mjaft te vecante: Ata kanë veshur sërish kombinimin “ikonik” të purpurt nga dasma e tyre.
Stilistja 50-vjeçare dhe ish-futbollisti 49-vjeçar pozuan para kamerës të veshur me veshjet ikonike nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në Kështjellën Luttrellstown në Irlandë dhe kushtoi pothuajse 1 milion paund.
Dyshja bënë të pamundurën për të rikrijuar këtë look ikonik për 25 vjetorin dhe Davidi ndau me ndjekësit e tij një fotografi të çiftit në Instagram. “Shiko çfarë gjetëm”, bëri shaka David, duke postuar një foto të tyre të ulur në fron.
Çifti lidhi kurorë më 4 korrik 1999, në një ceremoni luksoze në Kështjellën “Luttrellstown” në Irlandë. Ata zgjodhën veshje mjaft jokonvencionale për dasmën: fustan dhe kostum lejla, ndërsa në dasmë kanë pasur edhe një “fron”..
Davidi disa vite më parë i ishte referuar zgjedhjes së ngjyrës që kishin bërë për ceremoninë e dasmës, duke thënë se ai vetë dukej si protagonistët e filmit Idiot and the Dumber, duke shtuar se “nuk e dinte se çfarë po mendonte” kur zgjodhi ato rroba.