Naomi Campbell, perëndesha e modelingut me momente të pabesueshme në karrierën e saj ka zbuluar në një intervistë të fundit se cila është gjëja më e rëndësishme që ka bërë në jetën e saj vepër me të cilën ndihet krenare.
Sigurisht që mëmësia.
Kohë më parë ajo konfirmoi se dy fëmijët e saj kanë lindur nga një nënë surrogate.
Ajo vetë u bë nënë për herë të parë në vitin 2021, në moshën 50-vjeçare, duke pozuar me vajzën e saj të porsalindur në kopertinën e Vogue.
Dy vite më vonë e pasoi djali i saj, për të cilin ajo nuk ka treguar shumë deri më tani.
Tani, Naomi Campbell, gjatë një interviste për ITV, e pyetur se cili ka qenë momenti më krenar i jetës së saj, është përgjigjur: “Padyshim kur u bëra nënë, pa dyshim”.