Këngëtari britanik Elton John ka konfirmuar se nuk do të bëjë më kurrë turne muzikore.
Në një intervistë për Entertainment Tonight të publikuar më 27 qershor, këngëtari dhe muzikanti ikonë, 77-vjeçar, u pyet nëse ka në plan të shkojë përsëri në koncerte ku u përgjigj i prerë: Jo.
Bashkëshorti i tij, David Furnish, 61 vjeç, shtoi: Ne kemi djemtë tanë, ata po hyjnë në vitet e tyre të adoleshencës tani. Ne nuk duam të humbasim asgjë.
Ne duam të jemi të pranishëm për këtë.
Është një lloj dekade kyçe, mendoj unë, në jetën e një fëmije.
Furnish shtoi për John: Ai e ka bërë këtë për 60 vjet. Kështu që është mirë të kesh atë kohë për ta kaluar në shtëpi me familjen.
John dhe Furnish janë së bashku që nga viti 1993 dhe janë martuar që nga viti 2014. Së bashku, ata kanë djemtë Zachary Jackson, 13 vjeç dhe Elijah Joseph, 11 vjeç.
Turneu i fundit botëror i fituesit të EGOT, “Faewell Yellow
Brick Road”, filloi në vitin 2018 në Amerikën e Veriut dhe përfundoi në Stokholm, Suedi, në korrik 2023.