Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shuhet gjeniu i letrave shqipe/ Ismail Kadare ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Të Tjera  |  01.07.2024 Ora 16:02   
Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, romancieri, poeti, eseisti, skenaristi dhe dramaturgu shqiptar, e një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm ndërkombëtarisht.

Ai mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ismail Kadare, personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku kreu studimet e mesme. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës dhe në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Fillimet letrare të Kadaresë janë kryesisht në poezi (“Frymëzime djaloshare”, 1954; “Ëndërrimet”, 1957; “Shekulli im”, 1961; “Përse mendohen këto male”, 1964; “Motive me diell”, 1968; “Koha”, 1976)

“Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, e parë me sytë e një fëmije tregohet si një lojë, ku palët shfaqen si në një teatër.

Ndërkaq, romani “Kështjella” është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”.

Letërsia e Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja.

Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing