Neil Young dhe Crazy Horse kanë njoftuar se po anulojnë turneun e tyre.
Turneu “Love Earth” ishte në lëvizje të plotë në SHBA, por tani 78-vjeçari dhe grupi i tij kanë njoftuar se do të bëjnë "pauzë të paplanifikuar" për shkak të sëmundjes.
Turneu “Love Earth” ka qenë një përvojë e shkëlqyer për ne deri më tani," shkroi Neil në faqen e tij të internetit. "Kur njëri prej nesh u sëmur, ne duhej të ndalonim," vazhdoi ai. "Ne ende nuk jemi rikuperuar plotësisht, kështu që për fat të keq turneu ynë i mrekullueshëm do të ketë një pushim të madh të paplanifikuar. E dimë që shumë prej jush keni bërë plane udhëtimi dhe ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin, faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj.
Ai shtoi, "Ne duam të qëndrojmë dhe të bëjmë më shumë shfaqje dhe më shumë albume për ju ... dhe për ne. Me dashuri dhe falënderim për të gjithë ju nga Crazy Horse..... Neil, Micah, Ralph dhe Billy Love Earth ."
Neil nuk specifikoi se kush ishte sëmurë. Albumi i tyre i ri, Early Daze, publikohet sot më 28 qershor. Është një album arkivor i cili u regjistrua në vitin 1969 me Crazy Horse. Ai "shfaq stilin unik të grupit në fund të viteve 1960, duke kapur thelbin e performancave të tyre live dhe kontributin e tyre në evolucionin e rock and roll".