Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se është futur në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Jeni liruar më herët nga shtetësia e Republikës së Kosovës? Nga sot e tutje, mund ta fitoni atë duke e mbajtur edhe shtetësinë gjermane”, ka shkruar Ajeti.
Po ashtu edhe në njoftimin e faqes së Ambasadës së Kosovës në Gjermani bëhet e ditur se me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.
“Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në vegzën në vijim, mund t`i gjeni të gjitha informacionet mbi procedurën për fitimin e shtetësisë së Kosovës – Këtu. /Telegrafi/