Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kim Kardashian i futet seriozisht botës së aktrimit

Film  |  24.06.2024 Ora 9:23   
Kim Kardashian i ka hyrë fushës së aktrimit dhe synon të bëjë gjithçka për ta bërë atë të suksesshme.

Pas pjesëmarrjes së saj në American Horror Story, duket se shumë producentë i janë afruar asaj për t’i propozuar për një film.
Siç ka përmendur edhe në reality show-n “The Kardashians”, ajo do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta bërë mirë, pasi do të luajë në një film të shkruar nga Paula Pell dhe Janine Brito. “Me kaq shumë gjëra që duhet të bëj, diçka do të duhet të heq dorë. Ndoshta gjumi im”, tha ai me humor.

Më pas ajo shpjegoi saktësisht se si planifikon të kombinojë aktrimin me projektet e tjera të saj. “Mund të bëj një film në vit. Unë kam rreth 10 vjet që ende dukem mirë, kështu që mund ta bëj atë për aq gjatë dhe pastaj të marr kohën time. Ky është plani im 10-vjeçar”, tha ajo.

Mirëpo, përveç komenteve me humor, ajo përmendi se duhet të ndalojë përdorimin e botoksit, pasi nuk e ndihmon të shprehë emocionet e saj para kamerës. “Ndihem sikur kam nevojë për më pak botox, më shumë emocione. Përndryshe nuk do të mund të qaj apo të dukem e frikësuar”, ka theksuar ajo.

Së fundmi, edhe pse ka deklaruar se është e gatshme të ndërpresë trajtimet me injeksione për t’u bërë aktore, ajo ka deklaruar se nuk ka ndërmend të humbasë apo të shtojë peshë për një rol. “Nuk do të fitoj apo humbas 10 kilogramë për një rol. Nuk do ta bëj këtë”, tha ajo në mbyllje.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing