Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çiftet e lumtura kanë 4 të përbashkëta

Të Tjera  |  18.06.2024 Ora 8:15   

Shkencëtarët dhe hulumtuesit kanë shpenzuar me vite të tëra duke i studiuar çiftet e lumtura për të zbuluar se çfarë i mban ata në të njëjtën gjendje emocionale, pavarësisht rrethanave.

Përderisa nuk ka ndonjë udhëpërshkrues të dëshmuar shkencërisht për ta bërë lidhjen sa më të mirë të mundshme, të paktën shkencëtarët i kanë treguar këto pak trajta që çiftet e lumtura i kanë të përbashkëta:

Pasditen e kalojnë duke bërë seks

Nuk është ndonjë sekret se seksi me partnerin sjell shumë përfitime të ndryshme. Një asistent i profesorit të sociologjisë në Universitetin e Colorado Boulder ka zbuluar se çiftet që kishin raportuar se bëjnë të paktën dy tri herë në muaj kishin 33 për qind më shumë mundësi të raportojnë për nivele të larta të lumturisë sesa ata që rrallëherë e zhvishnin njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.

Pikësëpari janë miq, pastaj të dashur

Mund të thuhet lehtë se çelësi për një lidhje të lumtur është që të fillohet me një lidhje të fortë dhe të balancuar.

Hulumtuesi John Gottman ka zbuluar se çiftet që ndajnë një miqësi të thellë janë më të kënaqur me nivelet e tyre të seksit, romancës dhe pasionit.

Nuk kanë fëmijë

Askush nuk ka thënë se të pasurit fëmijë është një gjë e lehtë.

Por, disa ekspertë thonë se mungesa e fëmijëve e përmirëson kualitetin e lidhjes dukshëm.

Disa hulumtues kanë zbuluar se çiftet të cilët nuk kanë fëmijë ishin më të lumturit – pavarësisht se a ishin të martuar apo jo.

Veç kësaj, për çiftet që kanë fëmijë, puna në kompani me pushim fleksibil prindëror është një bonus i madh, thotë hulumtimi.

Ndajnë shprehi të njëjta të konsumimit të alkoolit

Njëri nga ju mund të jetë njohës i verës, përderisa tjetri admirues i birrës.

Por, sido që të jetë, hulumtuesit nga Buffalo Research Institute kanë zbuluar se nuk ka rëndësi se çfarë pinë, por sa shumë pini ajo që ndikon në nivelet e lumturisë të lidhjes.

Çiftet që nuk i kishin në përputhje shprehitë e konsumimit të alkoolit – p.sh., njëri konsumonte më shumë e tjetri jo – ishin më të prirë të ndaheshin krahasuar me ata të cilët konsumonin në mënyrë të barabartë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing