Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brad Pitt i shkatërruar nga vendimi i së bijës për të ndryshuar mbiemrin

Film  |  14.06.2024 Ora 9:33   
Brad Pitt thuhet se është shkatërruar nga vendimi i vajzës së tij, Shiloh, e cila së fundmi ka vendosur të heqë dorë nga mbiemri.

Gjegjësisht, 18-vjeçarja Shiloh ka paraqitur një kërkesë në gjykatën në Los Angeles, e cila edhe pse ende nuk është zyrtare, mediat kanë bërë të ditur se në të ardhmen ajo do të nënshkruajë si Shiloh Jolie.

Gjithashtu u tha se ajo kishte punësuar një avokat personal.

Për shkak të vendimit të saj, ka folur një burim pranë Brad Pitt, i cili ka thënë se aktori është i shkatërruar nga vendimi i saj, por prej vitesh nuk ka marrëdhënie të mira me fëmijët.

“Brad u shkatërrua nga ky vendim. Është vetëm maja e ajsbergut. Ishte më shumë se një ndryshim mbiemri për të. Ishte një simbol i një largimi që kishte vite që vazhdonte”, tha një burim për Us Weekly.

Meqë ra fjala, Shiloh nuk është e vetmja që hoqi dorë nga mbiemri i të atit.

Domethënë, djali i tij Madoxx (22 vjeç) e përdor mbiemrin e tij vetëm në dokumente dhe Zahara (19 vjeçe) të njëjtën gjë.
Meqë ra fjala, Shiloh nuk është e vetmja që hoqi dorë nga mbiemri i të atit.

Domethënë, djali i tij Madoxx (22 vjeç) e përdor mbiemrin e tij vetëm në dokumente dhe Zahara (19 vjeçe) të njëjtën gjë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing