Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedha metalike me vlerë 5 Lekë të rishtypura, duke nisur nga data 20 Qershor 2024.
Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, monedhat metalike kanë si ndryshim nga monedhat ekzistuese vetëm vitin e emetimit “2023”.
Nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.