Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Virginie Viard largohet nga Chanel

Të Tjera  |  06.06.2024 Ora 16:51   
Pas 5 vitesh në krye të drejtimit artistik të Chanel, Virginie Viard ka vendosur të largohet.

Në një deklaratë, Chanel e falënderoi për gati 30 vite shërbim, “gjatë të cilave ajo ishte në gjendje të rinovonte kodet e shtëpisë duke respektuar trashëgiminë krijuese të Chanel”.

Pasi punoi për 25 vjet si krahu i djathtë i Karl Lagerfeld në Chanel, Viard u emërua drejtore artistike në vitin 2019 pas vdekjes së tij.

Koleksioni Vjeshtë-Dimër 2024–2025 Haute Couture do të prezantohet, siç ishte planifikuar, më 25 qershor në Opéra Garnier gjatë Javës së Modës së Lartë.

Stili i Virginie Viard karakterizohej nga veshjet franceze dhe eleganca bashkëkohore.

Viard kishte punuar ngushtë me Karl Lagerfeld për dekada dhe ishte zgjedhja e tij personale për pasardhës.

Ai e përshkroi atë si dorën e tij të majtë dhe të djathtë dhe emërimi i saj solli një ndjenjë vazhdimësie në shtëpi.

Se kush do e zëvendësojë Viard, ende nuk dihet.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing