Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura.
E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura.
Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.
Përshembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie.
Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist.
Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në raste vështirësish, pra duke u konsultuar me një psikolog.
Por si ta kuptoni që keni nevojë për një të tillë, cilat janë simptomat që duhet të kini parasysh?
Stresi, ankthi, zemërimi e të tjera ndjesi të këtij spektri mund t’i përjetoni shpesh gjatë një dite për shkak të bashkëjetesave në vende të ndryshme, profesionit apo gjendjeve shëndetsore.
Megjithatë sipas ekspertëve është e rëndësishme të jini të vëmendshëm në përsëritjen e këtyrë episodeve të mbushura me emcoione negative.
Inati dhe zemërimi shpesh është një tregues i sëmundjes së depresionit e kjo ndodh më shumë tek burrat.
Mos kontrollimi dhe zgjatja për periudha të gjata të këtyre emocioneve reflektohet në ndjenja negative që personi ka me veten e tij.
Tek fëmijët kjo simptomë reflektohet në ndjenja dhune dhe agresiviteti ndaj të tjerëve.
Jeni në punë apo në shkollë dhe shihni se rezultatet tuaja kohët e fundit janë më të dobta se zakonisht?
Kjo mund të jetë një shenjave problemeve emocionale dhe psikologjike.
Problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë memorien, përqëndrimin, t’ju bëjnë të keni më pak energji që rezulton në më pak kënaqësi dhe apati gjatë punës.
Mungesa e të gjithë këtyre bashkë çon në më pak produktivitet dhe rezultate më të dobta kudo ku po performoni.
Problemet me shëndetin mednor prekin të gjithë organizmin duke lënë pasoja edhe tek gjumi dhe oreksi.
Nëse vuani për një kohë të gjatë nga pagjumësia dhe mungesa e oreksit sipas ekspertëve mund të jeni duke vuajtur nga ankthi kronik.
Nga ana tjetër personat e prekur nga depresioni janë të prirur të flenë gjatë gjithë kohës ose të kosnumojnë më shumë ushqim nga sa kanë nevojë.
Të dy këto sjellje janë tregues se mund t’ju duhet të kontaktoni një psikolog.
Problemet e shëndetit mendor nuk ju ndikojnë vetëm ju, por edhe të tjerët rreth jush në një mori mënyrash.
Personat që kanë vështirësi psikologjike kanë vështirësi edhe në krijimin e mardhënieve të shëndetshme.
Këtu përfshihen mardhëniet me të tjerët në shkollë, në punë, familje apo me superirorët.
Zakonisht këto karakterizohen nga mungesa e komunikimit dhe konfliktet e vazhdueshme.
Nëse e gjeni shpesh veten në mes të konflikteve që mund të evitohen, një therapist mund t’ju ndihmojë.
Duke folur me një therapist apo psikolog do të mund të përmirësoni aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët.
Ditët mund të bëhen fare lehtë monotone, por ritmi i përditshmërisë e merr veten shpejt dhe pas një periudhe mërzie ktheheni po aty ku keni qenë.
Nëse kjo nuk ndodh dhe ju nuk shijoni asnjë nga aktivitetet tuaja të preferuara mund të jeni duke vuajtur nga depresioni.
Distancimi nga hobit dhe interesat personale apo dhe i zakoneve që ndiqni në përditshmëri është një shenjë se duhet të konsultoheni me një specialist.
Terapia është një mënyrë shumë e mirë për t’ju çliruar nga mendimet e këqija që ju mbajnë të mbërthyer pas dhe një ndihmë për të filluar jetën normale./AgroWeb.org