Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një zakon gjatë fluturimit mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj

Të Tjera  |  06.06.2024 Ora 7:55   

Për disa konsumimi i alkoolit pak para nisjes së fluturimit mund të jetë vetëm fillimi i pushimeve të tyre.  

Ndonëse nuk ka asgjë të keqe që të konsumoni pak herë pas here, ta shijosh një pije para fluturimit mund të jetë veçanërisht vdekjeprurëse, shkruan Express.co.uk.

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se pirja se e alkoolit përpara se të bëni gjumë në aeroplan e ngarkon zemrën aq shumë sa mund të jetë fatale.

Shkencëtarët zbuluan se ky kombinim ul sasinë e oksigjenit në gjakun e udhëtarëve dhe rrit rrahjet e zemrës – edhe tek ata që janë të rinj dhe të shëndetshëm.

Dhe sa më shumë alkool të konsumohet, aq më keq mund të jenë efektet, me pasagjerët e moshuar dhe ata me sëmundje ekzistuese në rrezik më të madh.

Prandaj, ekspertët u kërkuan njerëzve që të shmangin pijet para dhe gjatë fluturimeve, duke sugjeruar gjithashtu se qasja në bord e alkoolit duhet të kufizohet. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing